Finalja e madhe e Superligës së Femrave: Bashkimi dhe Peja 03 do të përballen për titull
Sonte është caktuar çifti finalist i Superligës së Kosovës në basketboll për femra. Bashkimi i Prizrenit dhe Peja 03 do të përballen në finalen e madhe që pritet të nisë nga fillimi i javës së ardhshme.
Bashkimi siguroi biletën për në finale pas fitores me rezultat të pastër 2-0 në seri ndaj ekipit të Penzës, duke treguar dominim në të dyja ndeshjet gjysmëfinale. Në anën tjetër, Peja 03 bëri një paraqitje të shkëlqyer duke eliminuar skuadrën e Prishtinës me të njëjtin rezultat 2-0, duke vulosur kështu një tjetër finale të madhe në këtë sezon.
Përballja mes Bashkimit dhe Pejës 03 pritet të jetë tejet interesante, pasi bëhet fjalë për dy prej ekipeve më të mira të këtij edicioni, të cilat kanë dëshmuar forcën e tyre gjatë gjithë kampionatit dhe në fazën e “play-off”-it.
Detajet për orarin dhe vendin e ndeshjes së parë të finales pritet të konfirmohen së shpejti, ndërkohë që atmosfera për këtë përballje tashmë ka filluar të ndizet në të dy qytetet.
Komentet janë të mbyllura.