ASISTI 613 sjell në studio “Special One”, deklarata bombastike nga ai
Xhiro 27 gjatë mesjavës solli përballjet e skuadrave të Katërshes së Madhe historike që direkt vendosnin për plasman, Sigal Prishtina e priti Bashkimin në kryeqytet kurse në Karagaq, Peja ishte nikoqire e kampiones aktuale Trepçës. Moti nuk ka ndodhur që duelet direkte midis këtyre katër skuadrave të jenë kaq të rëndësishme dhe sidomos jo në xhiron e parafundit.
Edhe xhiro e fundit solli derbin Bashkimi – Peja që ndikonte direkt në renditjen finale dhe pozitat startuese për Play Off.
Vëllaznimi pas shpalljes kampion në Ligën Unike humbi pak “gasin” por ajo që nga plani i gjashtë po del si top favorite dhe skuadra më e nxehtë , Golden Eagle Ylli, në pranverë shkeli çdo gjë para vetes dhe tash krejt skuadrat po kanë dëshirë me e shmang nënkampionen aktuale. Peja si uji i qetë, bregun po e gryen kurse Sigal Prishtina me trajnerin e ri Paco Olmos po synon befasitë.
Lideri dhe Bashkimi do të pushojnë në rrethin e parë çerekfinal duke pritur zhvillimet në përballjet Sigal Prishtina – Vëllaznimi dhe Golden Eagle Ylli – Peja.
Debutuesja në elitë, KB Bora ka siguruar mbijetesën si skuadra e cila i kam mposhtur të gjitha skuadrat në Superligë përveç Pejës por kjo i solli fat të keq skuadrës simpatike prizrenase , Proton Cable dikur Ponte që sivjet pas 7 viteve në shoqërinë elitare përshëndetet nga Superliga.
Pse ra nga Superliga PC Prizreni?
Ekskluzive: Kujt i tha nëse largohem unë do të largohet edhe dikush tjetër?
Çfarë do të ndodhë në vazhdim?
A do të ketë zgjerim të Superligës në 10 skuadra?
Gjitha këto dhe shumë më shumë do t’i diskutojmë me mysafirët Arbnor Rifatin, trajnerin e Proton Cable Prizreni dhe Andin Rashicën selektorin e Kosovës U20 dhe analistin special në ASIST.
Në pjesën e dytë vjen blloku i Play Off-it të Superligës së Femrave dhe finalet e Ligës së Parë si dhe blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë që sjell lajmet e fundit mbi lojtarët dhe trajnerët shqiptarë ndërkohë, krejt në fund, ASISTI sjell ajkën dhe Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave.
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 613 sonte shumë të nxehtë nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.