Sot nis seria çerekfinale, Prishtina e pret Vëllaznimin
Sonte nis seria çerekfinale e play off-it të Superligës së Kosovës te meshkujt.
Në përballjen e parë, Prishtina e pret ekipin e Vëllaznimit në kryeqytet nga ora 19:00.
Ekipi që arrin dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku e pret Trepça që ka kaluar direkt në këtë fazë pasi dy ekipet e para të tabelës e kanë këtë avantazh.
Në duelet e ndërsjella sivjet mes tyre, ekipi gjakovar avancon 2-3, përfshirë këtu edhe finalen e Ligës Unike të cilën e fitoi para pak javësh.
Megjithatë kjo sfidë pritet të jetë tejet interesante me ekipin bardhekaltër që pritet të ketë në stol për herë të parë trajnerin e ri, Paco Olmos.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.