Përballja tjetër çerekfinale sonte ku Ylli e pret Pejën
Play off-i i Superligës së Kosovës në basketboll nis vazhdon sonte me një përballje që pritet të jetë tejet emocionuese.
Ylli pret Pejën në Therandë, në serinë çerekfinale mes vendit të katërt dhe të pestë të tabelës.
Ndeshja luhet nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershori”, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese.
Kjo seri zhvillohet me sistemin ku ekipi që arrin dy fitore kalon në gjysmëfinale dhe bën një hap më afër finales së madhe.
Dy skuadra me histori të pasur, me tifozeri të zjarrta dhe me lojtarë që mund ta vendosin fatin e ndeshjes në çdo moment.
Pejanët kërkojnë të befasojnë, ndërsa therandasit synojnë të përfitojnë nga përparësia e terrenit vendas.
Ndeshja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Sport3.
Komentet janë të mbyllura.