Vëllaznimi përballë sfidës vendimtare sonte ndaj Prishtinës në ”Shani Nushi”
Çerekfinalja e Superligës së Kosovës mes Vëllaznimit dhe Prishtinës vazhdon sonte me ndeshjen e dytë të serisë, që do të zhvillohet në ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi” të Gjakovës.
Pas humbjes së ngushtë në ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 71:69, ku gjithçka u vendos në sekondat e fundit, kuqezinjtë e Gjakovës janë të vetëdijshëm se sonte luajnë për ekzistencë. Një fitore do të barazonte serinë dhe do ta dërgonte atë në ndeshjen e tretë vendimtare, ndërsa një disfatë do ta përmbyllte edicionin për ta.
Përballë tyre, Prishtina do të kërkojë që ta mbyllë serinë me 2:0 dhe të sigurojë kalimin në gjysmëfinale, aty ku tashmë e pret skuadra e Trepçës.
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në Gjakovë, me një përkrahje të madhe nga tifozët vendas në këtë duel jetik për Vëllaznimin.
Komentet janë të mbyllura.