Ylli dhe Peja përcaktojnë sonte gjysmëfinalistin e fundit
Një tjetër duel i zjarrtë çerekfinal në Superligën e Kosovës në basketboll zhvillohet sonte në Therandë, ku Golden Eagle Ylli pret Pejën në ndeshjen e tretë dhe të fundit të serisë, që nis nga ora 19:00.
Pas dy përballjeve të para që u mbyllën me nga një fitore për secilën skuadër, gjithçka vendoset sonte në “13 Qershori”. Fitorja sjell kualifikimin në gjysmëfinale, ndërsa humbja do të thotë mbyllje e sezonit për sivjet.
Të dyja skuadrat pritet të hyjnë me motiv maksimal në parket, të vetëdijshme se nuk ka më hapësirë për gabime.
Sonte basketbolli kosovar shkruan dy kapituj të rëndësishëm të play-offit – në Prishtinë dhe Therandë, ku vendoset se cilat dy ekipe do t’i bashkohen gjysmëfinales.
Komentet janë të mbyllura.