Lajm i mirë për Bashkimin dhe publikun, i ulet dënimi në vetëm 1 ndeshje pa tifozë
Komisioni i Ankesave dhe Arbitrazhit pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka aprovuar pjesërisht ankesën e klubit Bashkimi, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm disiplinor të Komisionit të Garave.
Sipas vendimit të ri, Bashkimi do të zhvillojë një ndeshje pa praninë e shikuesve të zakonshëm, si dhe dy ndeshje të tjera pa praninë e shikuesve VIP, ndërkohë që është shkurtuar edhe dënimi financiar, i cili më herët kishte kapur shumën mbi 4 mijë euro.
Vendimi i mëparshëm parashihte tre ndeshje pa praninë e tifozëve dhe një gjobë të konsiderueshme financiare, pas incidenteve të ndodhura gjatë një ndeshjeje të fundit në kampionat.
Pas ankesës së paraqitur nga Bashkimi, Komisioni i Ankesave ka vlerësuar rrethanat lehtësuese dhe ka marrë vendimin për të zbutur masën disiplinore.
Ky vendim është përfundimtar në kuadër të instancave të FBK-së dhe hyn në fuqi menjëherë.
Vendimi i plotë:
Komentet janë të mbyllura.