Basketboll

Peja e pret Bashkimin sonte në ”Karagaç”, barazim serie apo kalim në finale

Seria gjysmëfinale mes Pejës dhe Bashkimit vazhdon sonte me përballjen e katërt, e cila pritet të sjellë emocion në “Karagaç”.

Të dy skuadrat janë në kërkim të fitores për arsye të ndryshme – Peja për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit dhe për ta çuar serinë në ndeshjen e pestë, ndërsa Bashkimi për ta mbyllur këtu dhe për ta siguruar finalen.

Skuadra nga Prizreni aktualisht ka epërsinë 2-1 në seri, pas tri ndeshjeve shumë të luftuara. Fitorja eventuale sonte do t’i siguronte kalimin në finale, aty ku tashmë e pret Trepça. Mitrovicasit e siguruan biletën për në finalen e madhe pas fitores 3-1 ndaj Prishtinës në serinë tjetër gjysmëfinale, që u mbyll mbrëmë.

Përballja e katërt mes Pejës dhe Bashkimit zhvillohet sonte (e enjte) nga ora 19:00 në Pejë.

Komentet janë të mbyllura.