Bashkimi arrin finalen e madhe duke mposhtur Pejën
Bashkimi është finalisti i dytë i “Play-off” ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.
Prizrenasit fituan ndaj Pejës në udhëtim 78:84 (13:16, 22:24, 17:19, 26:25).
Me serinë 3:1 u kualifikuan në finale, ku do të përballen me kampionen, Trepçën.
Ndeshja në Pejë ishte mjaft interesante dhe në sallën e mbushur me tifozë, u zhvillua një duel shumë i fortë gjysmëfinal.
Pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, 13:16 përfundoi çereku i parë, derisa i dyti 22:24 për mysafirët që shkuan në pushim me rezultat 52:59.
Prizrenasit për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e tretë, 17:19, ndërsa në dhjetë minutat e fundit u shkëputën 56:70. Verdhezinjtë tentuan rikthimin, por vetëm sa ngushtuan shifrat, ndërsa Bashkimi triumfoi në fund 78:84.
Marquez Towns ishte më i dalluari te Peja me 27 pikë e pesë kërcime, ndërsa Wendell Green shkëlqeu te prizrenasit me 28 pikë e gjashtë asistime.
Ndeshja e parë finale Bashkimi – Trepça zhvillohet të dielën në Prizren.
Komentet janë të mbyllura.