Under Header

spot_img

ASISTI sonte super-ekskluziv, në studio dy referët e pensionuar para kohe

spot_img

ASISTI 617 sonte është super ekskluziv : tregimi i referëve që e lanë referimin

Tregimi ekskluziv i Atdhe Goçajt dhe Visar Bunjakut, sonte në ASIST

Kurrë më parë , dy referë nuk folën publikisht për karrierën e tyre, prapaskenat dhe gjithë atë që vetëm e keni supozuar por kurrë nga goja e vet akterëve nuk e keni dëgjuar

Si gjyqtarë aktiv, referët nuk kanë të drejtë të prononcimit por tash pas pensionimit të dy ndër veteranëve të referimit, ata vijnë në ASIST me tregimet e tyre.

–          Sa është vështirë të referohet në Kosovë?

–          Sa ndikon presioni i klubeve dhe publikut?

–          Pse akuzohen për favorizim të klubeve?

–          A ka korrupsion në referim?

–          Cilësia e referimit?

–          Sa janë të arsyeshme kritikat?

–          Si i kanë përjetuar kritikat e ASISTIT sivjet dhe si ka ndikuar kjo?

–          A ka probleme midis vet gjyqtarëve?

–          A ka favorizime përbrenda Shoqatës së Referëve dhe në FBK ?

–          Përvoja e tyre jetësore?

 

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 617, në bisedën pa dorëza me Visar Bunjakun dhe Atdhe Goçajn  të cilët u pensionuan nga referimi pas përfundimit të çerekfinaleve të Play Offit

Natyrisht pjesa e dytë i dedikohet Play Offit të zjarrtë të elitës së basketbollit kosovar dhe dueleve vendimtare gjysmëfinale: Trepça – Sigal Prishtina dhe Bashkimi – Peja, si dhe ndeshjes së parë finale midis Bashkimit dhe Trepçës të cilat tashmë kanë filluar beterja finale për titull kampioni.

Në pjesën e fundit vijnë blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë që sjell lajmet e fundit mbi lojtarët dhe trajnerët shqiptarë dhe krejt në fund, ASISTI sjell ajkën dhe Top 10 aksionet më të bukura të javës.  

Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 617 sonte SUPER EKSKLUZIV nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova.

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme