Vëllaznimi vazhdon bashkëpunimin me Jerenimo Sarinin
Pas një sezoni historik për klubin, skuadra e Vëllaznimit ka vazhduar kontratën me trajnerin kroat Jeronimo Sarin.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, vendimi vjen pas rezultateve mbresëlënëse nën drejtimin e tij, përfshirë triumfin në Ligën Unike dhe pjesëmarrjen në çerekfinalen e “play-off”-it të Superligës së Kosovës.
Sarin, i cili mori drejtimin e kuqezinjve sezonin e kaluar, solli një frymë të re dhe disiplinë të lartë profesionale, duke e kthyer Vëllaznimin në një ndër ekipet më të respektuara në Kosovë.
Fitimi i Ligës Unike ishte një nga sukseset më të mëdha në historinë e klubit, ndërsa kualifikimi në fazën çerekfinale të kampionatit vendor konfirmoi vazhdimësinë e progresit të gjakovarëve këtë stinor. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.