Përballja e tretë e finales sonte në Prizren, pritet rivalitet i madh dhe atmosferë e zjarrtë
Emocionet e finales së madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll arrijnë kulmin sonte në Prizren, ku zhvillohet përballja e tretë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme e serisë finale mes Bashkimit dhe Trepçës.
Pas dy dueleve të zjarrta, ku secila skuadër ka mbrojtur fitoren në shtëpi, seria është e barabartë 1-1. Bashkimi triumfoi në Prizren në sfidën e parë, ndërsa Trepça reagoi në ndeshjen e dytë duke barazuar finalen dhe kthyer gjithçka në pikën zero.
Tashmë, sonte në “Sezai Surroi”, adrenalina do të jetë maksimale, pasi ekipi që fiton këtë duel, do ti afrohet titullit kampion në dy fitore.
Atmosfera në qytetin e Prizrenit pritet të jetë elektrizuese me tifozët vendas që kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive.
Ndeshja e tretë finale mes Bashkimit dhe Trepçës luhet sonte (e shtunë) me fillim nga ora 19:00, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, e cila pritet të jetë e stërmbushur me tifozë dhe emocione.
Komentet janë të mbyllura.