Asisti 618 sonte analizon dy finalet e fundit me dy analistët në studio
ASISTI 618 sonte vjen me përmbledhjen komplete të dy ndeshjeve finale të Play Offit të Procredit Superligës të zhvilluara javën e kaluar, të mërkurën në Minatori dhe të dielën në Sezai Surroi .
Analizën e finaleve 2 dhe 3 sonte e bëjmë me dy legjendat e basketbollit kosovar, Blerim Vuniqin dhe Edmond Azemin. �
Çka ishte vendimtare në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Mitrovicë dhe si fitoi Trepça për të barazuar serinë.
Kush dhe pse e fitoi duelin në pozitën e qendrës në ndeshjen e dytë ?
Si u ngarkuan shpejtë me personale qendrat mysafire?
Si e shfrytëzoi këtë ujku i vjetër, Adis Beqiragiqi ?
Ndërkohë në Sezai Surroi kur të gjithë pritën revanshin e Bashkimit, ndodhi e kundërta dhe Trepça triumfoi me rezultat të thellë duke kaluar në epërsi në seri.
Si e befasoi trajneri Beqiragiq i Trepçës trajnerin Jankoviq të Bashkimit me pesëshen startuese?
Çka ndryshoi në taktikë Beqiragiqin duke kthyer fokusin krejt tjetër kah?
Kush ishte faktori X i Trepçës?
Roli i Drilon Hajrizit në edhe në edhe një fitore të rëndësishme të Trepçës?
Pse nuk arriti Bashkimi të përgjigjet?
Çka tha trajneri Jankoviq pas ndeshjes?
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASIST-in 618 në analizën me dy legjendat e basketbollit kosovar: Blerim Vuniqin dhe Edmond Azemin
Pjesa e dytë i dedikohet bllokut të dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë që sjell lajmet fantastike mbie Edon Maxhunin si dhe lajmet tjera mbi lojtarët dhe trajnerët shqiptarë.
Krejt në fund vjen ajka e ASISTIT: Top 10 aksionet e javës. �
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASIST-in 618 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.