Sonte ndeshja e katërt e finales mes Trepçës dhe Bashkimit
Sonte në Palestrën e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Bashkimit.
Aktualisht, bilanci i serisë është 2-1 në favor të mitrovicasve.
Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport2, duke ofruar mundësinë për të ndjekur këtë përballje të rëndësishme edhe nga televizioni.
Një fitore e Trepçës do t’i afronte ata në vetëm një fitore larg titullit të kampionit të Kosovës për këtë sezon, ndërsa një fitore e Bashkimit do të barazonte serinë dhe do të zgjaste edhe në minimum dy ndeshje këtë seri.
Komentet janë të mbyllura.