Basketboll

Asisti 619 sonte me Naim Hajrizin dhe Valentin Spaqin

ASISTI 619 sonte vjen me përmbledhjen komplete të ndeshjeve finale 4 dhe 5 të Play Offit të Procredit Superligës të zhvilluara javën e kaluar, të mërkurën në Minatori dhe të dielën në Sezai Surroi .

Analizën e finaleve 4 dhe 5 sonte e bëjmë me dy legjendat e basketbollit kosovar dhe ikonave të skuadrave finaliste, Naim Hajrizin e Trepçës dhe Valentin Spaqin e Bashkimit.

Çka ishte vendimtare në spektaklin super dramatik të ndeshjes së katërt në Mitrovicë?

Si e ndali Bashkimi Trepçën në vetëm 2 pikë në çerekun e dytë dhe minus 7 e shndërroi në plus 15?

Si u rikthye me fitore Trepça për të kaluar në epërsi prej 3:1 në seri?

Ndërkohë të dielën në Sezai Surroi ku u zhvillua finalja 5 dhe e cila kishte karakter “të jesh apo të mos jesh” ndodhi e kundërta , Trepça startoi mirë dhe Bashkimi u kthye duke shënuar fitore dramatike dhe zbutur serinë në 3:2.

Si ndodhi kjo?

Ku ishte çelësi i fitores së Bashkimit ?

Kush ishte faktori X i portokallinjve?

Ku gabuan lojtarët e Trepçës?

Çka tha pas ndeshjes trajneri Beqiragiq?

Si e komentojnë mysafirët deklaratën e Jankoviq të Bashkimit pas ndeshjes?

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 619 në analizën me dy legjendat e basketbollit kosovar dhe ikonatb e këtyre dy skuadrave, Naim Hajrizin dhe Valentin Spaqin .

Natyrisht as sonte nuk do të mungoj blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë me lajmet fantastike mbi Edon Maxhunin dhe lojtarët dhe trajnerët tjerë shqiptarë.

Krejt në fund vjen ajka: Top 10 aksionet e javës në ASIST. �

Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 619 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.