MVP i finaleve të titullit për Trepçën, Michael Myers transferohet në Meksikë
Ish-qendra e Trepçës, Michael Myers, është transferuar zyrtarisht te skuadra meksikane Dorados, pas një sezoni të shkëlqyer në Superligën e Kosovës, ku shkëlqeu si një nga lojtarët më dominues të playoff-it dhe u shpall MVP i finaleve.
Myers, i gjatë 2.06 metra, ishte shtylla kryesore e Trepçës në rrugëtimin drejt titullit kampion. Me paraqitje mbresëlënëse në të dyja anët e fushës, ai tregoi nivel të lartë profesionalizmi dhe lidershipi, duke u bërë një figurë kyçe për suksesin e mitrovicasve.
Pas triumfit në Kosovë, 27-vjeçari amerikan do të vazhdojë karrierën në Amerikën Latine, duke iu bashkuar një prej skuadrave më ambicioze në Meksikë, Dorados. Kjo është vetëm ndalesa e radhës në një karrierë të pasur ndërkombëtare për Myers, i cili ka luajtur në më shumë se 10 liga të ndryshme në mbarë botën.
Komentet janë të mbyllura.