Eurobasketi i Femrave 2025 nis sot, spektakli i basketbollit në katër shtete evropiane
Sot nis edicioni i ri i Eurobasketit të Femrave, një nga ngjarjet më të rëndësishme të basketbollit evropian, i cili këtë vit zhvillohet në katër vende organizatore: Greqi (Piraeus), Itali (Bolonja), Gjermani (Hamburg) dhe Çeki (Brno).
Kampionati është i ndarë në katër grupe, secili i vendosur në një nga këto qytete mikpritëse, ndërsa ekipet më të mira do të përballen në fazat pasuese për të fituar kurorën e kampionit të Evropës.
Ndeshja hapëse e kampionatit zhvillohet sot nga ora 16:30, ku do të përballen dy prej skuadrave më të forta të kontinentit, Turqia dhe Franca, një duel që pritet të jetë shumë i luftuar dhe emocionues.
Në ditën e parë të Eurobasketit do të luhen edhe këto sfida:
- Sllovenia – Lituania (17:30)
- Greqia – Zvicra (19:30)
- Serbia – Italia (21:00)
Belgjika hyn në këtë kampionat si kampione në fuqi, pasi në finalen e edicionit të kaluar të zhvilluar në Lubjanë të Sllovenisë në vitin 2023, kishte mposhtur Spanjën me rezultat 64-58, duke u shpallur për herë të parë në histori kampione evropiane.
Eurobasketi i këtij viti pritet të sjellë përballje të forta, emra të njohur të basketbollit femëror dhe shumë emocione për dashamirësit e sportit në mbarë Evropën. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.