Samir Zekiqi te Vëllaznimi
Pas një sezoni historik me fitimin e një trofeu si Liga Unike, Vëllaznimi duket se ka filluar me përgatitje për edicionin e ri.
AsistiOnline.com ka mësuar se gjakovarët kanë siguruar shërbimet e basketbollistit mitrovicas, Samir Zekiqi, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Bashkimit.
Zekiqi ka kompletuar një sezon solid me skuadrën prizrenase, ku ka kontribuar me 5.3 pikë dhe 2.1 kërcime për ndeshje. Përveç përvojës së fundit me Bashkimin, ai ka një karrierë të pasur në basketbollin kosovar, duke qenë më parë pjesë e disa prej skuadrave më të njohura në vend si Trepça, Ylli dhe Peja.
Përveç angazhimeve në Superligën e Kosovës, Zekiqi kishte luajtur një kohë edhe në basketbollin turk.
Kjo lëvizje shihet si një përforcim me peshë për Vëllaznimin, që synon të ruajë stabilitetin dhe konkurrueshmërinë pas një sezoni historik ku u shpall kampion i Ligës Unike.
Zyrtarizimi ende nuk është bërë publik nga klubi, por marrëveshja besohet të jetë në fazat përfundimtare. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.