Shqipëria e mposht Kosovën U16 në hapje të Evropianit në Pejë – Divizioni C
Sot ka nisur Kampionati Evropian U16 – Divizioni C i cili do të mbahet në qytetin e Pejës për 5 ditë me rradhë.
Vashat e Shqipërisë i kanë mposhtur ato të Kosovës me rezultat 43-60.
Emma Cela me 15 pikë, Antea Filopati me 14 dhe Anja Kasa me 13 pikë, ishin lojtaret që u dalluan sonte në ekipin kuqezi.
Derisa te Kosova, Anila Fazliu kishte 14 pikë dhe Bora Mullabazi shtoi 8 sosh.
Kosova nesër takohet me Maltën e Shqipëria me Moldavinë. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.