Basketboll

Kosova U16 te femrat mbyll Evropianin në Pejë me humbje

Kosova ka pësuar humbje nga Gjeorgjia me rezultat 81:67 (22:16, 15:22, 30:10, 14:19) në ndeshjen për vendin e pestë në FIBA U16 Women’s, EuroBasket.

Ndeshja nisi e baraspeshua, ku herë njëra, e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi e këtë e tregojnë dhe rezultatet, ku çereku i parë u mbyll 22:16, ndërsa i dyti 15:22.

Periudha e tretë ishte fatale për Dardanet e reja të cilat e humbën çerekun me shifrat 30:10, në periodën e fundit dardanet u munduan të rikthehen, por nuk ia dolën dhe Gjeorgjia shënoi fitore me rezultat 81:67.

Kosova me këtë ndeshje ka përfunduar garat në këtë Kampionat Evropian duke u renditur në vendin e gjashtë.

Komentet janë të mbyllura.