Basketboll

Bashkimi përballet me Anwilin në kualifikimet e FIBA Europe Cup, Trepça e sigurt në fazën e grupeve nëse eliminohet nga BCL

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni do të luajë ndaj ekipit polak Anwil në kualifikimet e FIBA Europe Cup, në përpjekje për të siguruar një vend në fazën e grupeve të kësaj gare evropiane.

Fituesi i këtij dueli do të pozicionohet në Grupin F, aty ku aktualisht janë shortuar PAOK-u nga Greqia, Braunschweig nga Gjermania dhe kampionia e Kosovës, Trepça.

Trepça është në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe nëse nuk arrin të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e saj, atëherë automatikisht do të jetë pjesë e grupit F të FIBA Europe Cup.

Kështu, nëse Bashkimi arrin ta mposhtë Anwilin, dhe njëkohësisht Trepça eliminohet nga kualifikimet e BCL-së, atëherë dy skuadra kosovare do të ndeshen mes vete në arenën evropiane – një moment historik për basketbollin e Kosovës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.