Kosova U18 e nis Evropianin me humbje nga Hungaria
Kosova U18 sot zhvilloi ndeshjen e parë në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian U18 – Divizioni B, që po mbahet në Pitesti të Rumanisë, duke u përballur me Përfaqësuesen e Hungarisë.
Në këtë përballje, më efikasët për Kosovën ishin Erion Nixha me 18 pikë, Drin Tafilaj me 16 dhe Besim Bytyqi me 11 pikë, duke kontribuar në ofensivë gjatë gjithë ndeshjes.
Ndeshja përfundoi me rezultat 66:91 për Hungarinë.
Nesër Kosova do të përballet me Estoninë nga ora 19:30.
Komentet janë të mbyllura.