Under Header

spot_img

Golden Eagle Ylli prezanton dy ardhjet e para të huaja

spot_img

Klubi i Golden Eagle Yllit ka nisur ndërtimin e formacionit të të huajve për edicionin e ri me dy goditje të rëndësishme në treg.

Klubi nga Suhareka ka prezantuar zyrtarisht Lovre Basic, një organizator me përvojë të madhe nga Kroacia, si dhe Dwayne Cohill, një amerikan eksploziv që pritet të sjellë kreativitet dhe energji të madhe

Basic, 29-vjeçar nga Kroacia, vjen me një karrierë të pasur në Evropë. Ai është rritur te skuadra e famshme kroate KK Zara, një nga klubet më të njohura në Kroaci, ku ka luajtur disa sezone si dirigjent kryesor i ekipit. Pas Zadarit, Basic ka mbrojtur ngjyrat e klubit boshnjak HKK Siroki, si dhe ka pasur eksperienca në ligën e parë hungareze me Szolnoki Olaj dhe në Lituani me Nevezis. Në edicionin e fundit, ai ka qenë pjesë e ekipit elitar kroar KK Zabok, duke treguar lidership dhe stabilitet në pozicionin e organizatorit. Prezenca e tij pritet të sjellë qetësi dhe përvojë në lojën e Yllit.

Nga ana tjetër, Dwayne Cohill është një emër që ngjall entuziazëm mes tifozëve. 25-vjeçari amerikan luan në pozitat 1 dhe 2 dhe njihet për aftësitë e tij atletike dhe shpejtësinë në tranzicion. Cohill vjen nga NCAA, ku ka shkëlqyer me ekipin Youngstown State Penguins, duke udhëhequr skuadrën në shumë kategori statistikore. Më pas, ai u transferua në Evropë, ku së fundmi ka luajtur në elitë sllovake me Spisski Rytieri. Me një mesatare mbi 15 pikë për ndeshje dhe një përqindje të lartë në gjuajtjet për tre pikë, Cohill pritet të jetë një prej liderëve ofensivë të Golden Eagle Yllit në sezonin e ri.

Me këto dy afrime, Golden Eagle Ylli tregon ambicie serioze për të ndërtuar një ekip konkurrues në Superligën e Kosovës. Klubi ka bërë të ditur se prezantime të tjera do të pasojnë në ditët në vijim. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme