Peja ka bërë zyrtare afrimin e Dequan Morris, një plejmejker amerikan me gjatësi 192 cm, për sezonin 2025/26.
Lojtari vjen nga Superliga zvicerane, ku gjatë dy sezonëve të fundit ka shënuar mesatarisht 17.3 dhe 20 pikë për ndeshje me ekipin e Pully Lausanne– një statistikë e admirueshme që tregon potencialin e tij për të sjellë energji dhe efektivitet në parket .
Klubi, në një komunikatë, theksoi se Morris i bashkohet ekipit nën drejtimin e trajnerit Greg Gibson, duke shtuar kështu dinamikën dhe kreativitetin në skuadrën që synon rezultate të rëndësishme në sezonin e ardhshëm.
Vlen të ceket se Morris në të kaluarën ka luajtur edhe në Bullgari me Tundja Yambol ku kishte 13.2 pikë mesataren e pikëve. /AsistiOnline.com/



