KB Peja ka zyrtarizuar sot përforcimin e radhës për edicionin e ri 2025/26, duke nënshkruar me qendrën amerikane Cesare Edwards.
Basketbollisti 22-vjeçar, i gjatë 207 cm, vjen nga NCAA1, ku në sezonin e kaluar 2024/25 ishte pjesë e Georgia State University.
Thuhet se Edwards shquhej me paraqitje të forta, duke regjistruar mesatarisht 16.4 pikë dhe 7.2 kërcime për ndeshje.
Ky është transferimi më i fundit në kuadër të përgatitjeve të KB Peja për sezonin e ri, ndërsa skuadra po afrohet drejt kompletimit të plotë.
Nën drejtimin e trajnerit Greg Gibson, verdhezinjtë do të nisin stërvitjet parasezonale më 25 gusht, me synimin për të qenë sa më të gatshëm për sfidat e ardhshme. /AsistiOnline.com/