Liga Evropiane e Veriut në Basketboll (ENBL) ka publikuar zyrtarisht orarin për edicionin e pestë 2025/26, i cili do të nisë më 23 shtator në Groningen të Holandës, Kapfenberg të Austrisë dhe Weissenfels të Gjermanisë.
Ky sezon do të zhvillohet në katër zona kohore të ndryshme, duke sjellë muaj të plotë me basketboll emocionues në gjithë Evropën.
Në mesin e 30 skuadrave pjesëmarrëse, Kosova do të përfaqësohet nga dy ekipe të saj elitare:
KB Peja, pjesë e Pool 3, ku përballet me skuadra si Iraklis BC (Greqi), Newcastle Eagles (Angli), BC Spartak Pleven (Bullgari), BK Olomoucko (Çeki), Dziki Warszawa (Poloni) dhe KK Dubrava (Kroaci).
Sigal Prishtina, pjesë e Pool 2, ku është shortuar me BK Opava (Çeki), Brussels Basketball (Belgjikë), Tindastoll (Islandë), Gimle Basket (Norvegji), Slovan Bratislava (Sllovaki), Manchester Basketball (Angli), Keila Coolbet (Estoni) dhe Croatia Team 2.
Sezoni nis më 23 shtator, ndërsa ndeshjet e plota dhe oraret e detajuara janë tashmë të publikuara në faqen zyrtare të ligës: enbleague.eu
Ky edicion pritet të jetë një nga më konkurruesit deri tani, me skuadra të forta nga gjithë kontinenti dhe me synimin për ta rritur më tej nivelin e basketbollit në rajon.