Under Header

spot_img

Drejtësia hedh poshtë hetimet ndaj trajnerit Arbnor Rifati

spot_img
spot_img

Pas 2 vitesh e 2 muajsh hetime, drejtësia ka dhënë aktvendimin përfundimtar për trajnerin e Proton Cable Prizrenit, Arbnor Rifati duke hedhur poshtë çdo dyshim ndaj tij.

Në një reagim publik, trajneri i njohur kosovar e ka cilësuar këtë proces si një nga kapitujt më të vështirë të jetës së tij, por theksoi se gjatë gjithë kësaj kohe ka vazhduar punën me përkushtim dhe profesionalizëm pranë klubit të tij.

Ai ka falënderuar familjen, shoqërinë, klubin dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës për mbështetjen, ndërsa një mirënjohje të veçantë ia ka dedikuar avokatit Suad Kuraja për angazhimin e treguar.

“Sot u vërtetua ndershmëria ime dhe integriteti i basketbollit kosovar – sporti nr. 1 në Kosovë”, tha trajneri i Proton Cable Prizrenit.

Rifati ka shtuar se tashmë është koha të rikthehet edhe më i fortë, me synim rikthimin e Proton Cable Prizrenit në Superligë dhe përkushtimin ndaj rritjes së të rinjve që përbëjnë të ardhmen e basketbollit në vend. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds