KB Peja ka konfirmuar sot vazhdimin e kontratave me dy lojtarë të rëndësishëm të skuadrës. Kapiteni Arti Hajdari do të vazhdojë të mbajë shiritin edhe për sezonin e ri, duke hyrë kështu në vitin e tij të dytë radhazi si lider i verdhezinjve.
Hajdari, i cili prej vitesh është pjesë e klubit, ka qenë ndër figurat kryesore të Pejës, duke kontribuar me përvojë, energji dhe stabilitet në fushë. Vazhdueshmëria e tij në skuadër shihet si një garanci e madhe për ekipin në prag të edicionit të ri në Superligë.
Përveç tij, kontratën e ka rinovuar edhe alo-qendra Shendrit Llapi. Ai sezonin e kaluar tregoi paraqitje të rëndësishme nën kosh dhe me lojën e tij pritet të jetë sërish faktor në repartin e brendshëm të Pejës.
Me këto dy vazhdime, verdhezinjtë po sigurojnë bazën e ekipit për sezonin e ardhshëm, ndërsa edhe ditëve në vijim mund të ketë lëvizje të tjera në merkato tek verdhezinjët. /AsistiOnline.com/