Under Header

spot_img

Vëllaznimi prezanton transferimin e amerikanit Ziggy Reid

spot_img
spot_img

KB Vëllaznimi ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke nënshkruar me alo-qendrën amerikane, Ziggy Reid.

I gjatë 198 centimetra, Reid vjen në Gjakovë pas një sezoni të shkëlqyer në Superligën e Austrisë me skuadrën e Oberwart, ku në 39 ndeshje regjistroi mesatare prej 17.1 pikësh dhe 5.1 kërcimesh për ndeshje.

Ky do të jetë stacioni i dytë evropian për lojtarin amerikan, i cili më parë për pesë vite me radhë luajti në NCAA me dy kolegjet amerikane, Merrimack College Warriors dhe Youngstown State Penguins. Gjatë asaj periudhe, Reid u dallua për paraqitje konsistente dhe mesatare dyshifrore të pikëve.

Reid cilësohet si një lojtar energjik, me lëvizshmëri e shpejtësi të madhe me topin, agresiv në mbrojtje dhe efikas në sulm.

Me këtë transferim, Vëllaznimi po vazhdon të kompletojë skuadrën për edicionin e ri në Superligën e Kosovës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme