Under Header

spot_img

Jan Palokaj transferohet te Bashkimi, përforcimi i parë vendor për sezonin e ri

spot_img
spot_img

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni ka bërë lëvizjen e parë vendore dhe të fundit në merkato për edicionin e ri të Superligës së Kosovës, duke arritur marrëveshje me basketbollistin e njohur kosovar, Jan Palokaj.

Ky transferim shënon edhe afrimin e parë vendor për prizrenasit në këtë verë.

Palokaj, i cili është 24 vjeç, sezonin e kaluar ishte pjesë e Golden Eagle Yllit, ku dha kontribut të rëndësishëm në parket. Ai më herët ka qenë gjithashtu pjesë e skuadrës së Prishtinës për disa sezone, duke fituar përvojë të madhe.

Tash Palokaj ka zgjedhur fanellën portokalli të Bashkimit, aty ku pritet të ketë rol të rëndësishëm në skuadrën që po ndërtohet për edicionin e ri. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds