Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për edicionin e ri, duke firmosur me amerikanin Joe Reece, i cili pritet të sjellë energji dhe forcë të re në skuadrën e Superligës së Kosovës.
Reece luan në pozitat 3/4 dhe ka një gjatësi prej 2.02 centimetra, ku pritet t’i japë Yllit fleksibilitet në parket. 26-vjeçari ka kaluar një karrierë të gjatë në NCAA, ku ka përfaqësuar ekipet Bowling Green Falcons, Old Dominion Monarchs dhe Duquesne Dukes, me të cilët përfundoi karrierën universitare.
Pas kolegjit, ai mori hapin drejt basketbollit profesionist në Evropë. Fillimisht u bashkua me klubin KK Feniks 2010 në Maqedoninë e Veriut, ku u shqua me paraqitje të mira si shënues dhe kërcyes. Më pas, gjatë vitit 2024, u transferua te Swans Gmunden në Austri, duke regjistruar mesatare prej rreth 15.5 pikësh dhe 7.4 kërcimesh për ndeshje në elitën e basketbollit austriak.
Me afrimin e tij, Golden Eagle Ylli e afron listën e përforcimeve të huaja dhe synon të forcojë më tej ambiciet për sukses në garat e sezonit të ri. /AsistiOnline.com/