Under Header

spot_img

Dardan Berisha vazhdon me Pejën edhe për edicionin 2025/26

spot_img
spot_img

Dardan Berisha do të vazhdojë të jetë pjesë e Pejës edhe në edicionin e ri 2025/26.

Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se kapiteni verdhezi, që prej vitesh është figura kryesore e klubit pejan dhe e basketbollit kosovar në përgjithësi, ka arritur marrëveshje me skuadrën e zemrës për ta zgjatur bashkëpunimin.

Berisha, i cili ka bartur për shumë vite fanellën e Pejës, njihet për lojën e tij vendimtare, përvojën dhe lidershipin brenda parketit. Ai ka qenë gjithmonë inspirim për gjeneratat e reja të basketbollistëve dhe një shtyllë e rëndësishme për klubin, sidomos në ndeshjet kyçe të Superligës dhe garave ndërkombëtare.

Ky vazhdim i kontratës është lajm i madh për Pejën dhe tifozët e saj, të cilët do të kenë sërish mundësinë ta shohin ikonën e basketbollit kosovar duke udhëhequr ekipin drejt synimeve të reja në sezonin e ardhshëm. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds