Under Header

spot_img

Peja përforcohet me qendrën amerikane Alan Herndon

spot_img
spot_img

KB Peja ka njoftuar transferimin e radhës për edicionin 2025/26, duke arritur marrëveshje me qendrën amerikane Alan Herndon (206 cm).

Herndon sjell përvojë të gjerë ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur në Amerikë, Japoni dhe disa nga ligat më të njohura të Evropës, përfshirë Turqinë, Greqinë, Holandën, Poloninë, Finlandën dhe së fundmi Hungarinë.

Në sezonin e fundit, ai ka regjistruar mesatare prej 12.7 pikë, 7.7 kërcime dhe 1.1 asistime për ndeshje, me saktësi prej 68% nga loja e hapur, duke treguar efikasitet të lartë në zonën e brendshme.

Një detaj interesant është se Herndon ka punuar më parë me trajnerin aktual të Pejës, Greg Gibson, gjatë kohës te BC Nokia në Finlandë, gjë që pritet të ndihmojë në përshtatjen e tij të shpejtë me verdhezinjtë.

Amerikani do t’i bashkohet së shpejti skuadrës pejane në përgatitjet për sezonin e ri, ku pritet të ketë rol të rëndësishëm nën kosh për Pejën. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme