Bora ka zyrtarizuar përforcimin e ri për sezonin 2025/26, amerikanin Grant Singleton (25 vjeç, 1.83 m), që luan në pozitën e guardit.
Singleton karrierën profesionale e ka ndërtuar në Evropë, duke luajtur radhazi për:
Kataja Basket në Finlandë (2023/24), ku në Korisliiga regjistroi mesatare prej 9.0 pikë, 2.2 asistime dhe 2.3 kërcime për ndeshje, ndërsa në FIBA Europe Cup shënoi 10.1 pikë, 2.8 asistime dhe 2.3 kërcime për ndeshje.
Qipro në sezonin pasues, ku vazhdoi me mesatare të ngjashme në kampionat.
Ndërsa në sezonin e fundit, Singleton luajti me Siauliai në Lituani.
Pas eksperiencave në këto tre vende, Singleton tani i bashkohet KB Borës në Superligën e Kosovës.
Bora me transferimin e këtij lojtari, ka larguar dy amerikanë me të cilët ishte e pakënaqur në ndeshjet përgatitore dhe kjo është një dukuri tejet e keqe në basketbollin tonë, ku bie në sy skautimi i dobët i klubeve tona për lojtarët e huaj./AsistiOnline.com/


