Pjesa e parë e duelit kualifikues për Basketball Champions League midis kampiones tonë Trepçës dhe asaj holandeze Heroes Den Bosch përfundoi me rezultat të ngushtë 40-36 në favor të rivalëve të kampiones tonë.
Pas epërsisë fillestare të Den Boschit prej 7:2 , fal tandemit të qendrave Chad Broën dhe Shaën Jones si dhe tresheve të Tmushiqit, Trepça ndërmori një seri të stuhishme prej 15:0 duke kaluar në avantazh prej 10 pikëve (17:7). Ndërkohë holandezët e përgjysmuan epërsinë e kampiones tonë dhe e afruan rezultatin në 16:21 por pas topit të vjedhur të “Ministrit të Mbrojtjes” Tmushiqit dhe aksionit të organizuar mirë, nga ana tjetër ishte pikërisht Mikaile ai që lansoi dhe qëlloi treshen për rezultatiun16:27 (+11) por në sekondën e fundit të çerekut të parë qendra gjigante Dijkstra shënoi kosh dhe u faulua duke shënuar edhe gjuajtjen e lirë për rezultain final 19:27.
Çereku i dytë ishte diametralisht i kundërt dhe i takoi holandezëve që shtrënguan mbrojtjen dhe në 5 minutat e para nuk e lejuan Trepçën të realizon asnjë pikë të vetme kurse nga ana tjetër shënuan seri prej 11:0 për të kaluar në avantazh prej 30:27.
Deri në fund të pjesës së parë , u zhvillua betejë e madhe nën kosh kurse lituani shtatlartë Mikalauskas me treshe e vendosi rezultatin e pjesës së parë 40:36.Tmushiqi me tre treshe dhe 9 pikë në total dhe Jones e Broën me nga 6 sosh ishin lider te Trepça.
Në pjesën e dytë presim një këndellje të Trepçës e cila ka potencial dhe mund ta mpsoht Den Boschin.
________________
Çereku i parë: Den Bosch 19-27 Trepça.
________________
Ju sjellim pesëshet startuese të ndeshjes, Heroes Den Bosch – Trepça, e vlefshme për fazën çerekfinale të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Trepça: Cedric Rusell, Jacori Payne, Mikaile Tmushiq, Chad Brown, Shawn Jones.
Heroes Den Bosch: Van Bree, Walton, Weinot, Kloof, Cork.
Linku i ndeshjes:




