Under Header

spot_img

Cousins: Jemi gati, tifozët të sjellin energji

spot_img
spot_img

Amerikani Isaiah Cousins, një nga shtyllat e ekipit të Bashkimit ka folur për AsistiOnline.com para ndeshjes kualifikuese për FIBA Europe Cup, duke dhënë mesazhe të qarta optimizmi.

“Mendoj se ekipi është më shumë se i gatshëm. Në stërvitje kemi punuar fort. Ka qenë shumë konkurruese. Kemi një grup të shkëlqyer lojtarësh, lojtarë të rinj dhe me përvojë. Jam i bindur që jemi gati dhe jam i emocionuar që të luaj,” tha Cousins.

Ai theksoi se edhe ndeshjet miqësore kanë treguar një potencial të madh të skuadrës:

“Kam parë shumë potencial gjatë ndeshjeve miqësore. Mendoj se jemi aty ku duhet. Ka kaluar shumë kohë që kur kemi ardhur këtu dhe tani jemi thjesht gati të luajmë ndeshjen e parë.”

Në fund, Cousins dha edhe një mesazh për tifozët, duke i ftuar ata të jenë të pranishëm me energjinë e tyre karakteristike:

“Shpresoj që tifozët të jenë gati për një ndeshje të madhe. Sillni shumë energji, ejani me zë të lartë. Ju e dini atmosferën. Po e bëjmë realitet. Dhe ky është djaloshi juaj Fraga Benz. One Fraga. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds