Bashkimi është gati për një sfidë madhore në garat e FIBA-s dhe në prag të përballjes, fjalën e tij e ka dhënë edhe amerikan i skuadrës, Kyan Anderson.
Në një intervistë, organizatori portokalli e pranoi se ndodhen përpara një sfide historike: “Po, besoj se po. Siç thatë edhe ju, kjo është një mundësi tjetër për këtë skuadër, jo vetëm të përfaqësojë vendin në këtë garë të FIBA-s, por edhe ndërkombëtarisht. Mendoj se është koha e duhur që ekipet të tregojnë se basketbolli i Kosovës më në fund ka arritur nivelin ku e kemi dashur. Jam shumë i entusiazmuar të jem pjesë e këtij grupi. Besoj se jemi gati dhe mezi presim të tregojmë nivelin tonë. Është një mundësi e madhe,” – tha Anderson.
Ai foli edhe për përgatitjet intensive që ka bërë skuadra, duke theksuar se puna e përditshme ka qenë çelësi i gatishmërisë:
“Besoj se jemi përgatitur shumë mirë. Të gjithë lojtarët erdhën në kohë dhe madje herët. Kishim shumë vrapime, stërvitje fizike, kondicion dhe të tjera. Po mundohemi ta ndajmë veten nga të tjerët me punë të madhe përveç talentit që e kemi. Çdo ditë kemi punuar fort, dy herë në ditë, duke u përgatitur për përballje të tilla.”
Në fund, ai nuk harroi të japë një mesazh për tifozët prizrenas:
“Jemi shumë të emocionuar. Shpresojmë t’ju shohim të mërkurën. Jini të zëshëm, jini krenarë dhe ta marrim këtë fitore bashkë.” /AsistiOnline.com/