Ekipi i Anwil Włocławek duket se nuk e ka lënë asgjë rastësie para nisjes drejt Kosovës.
Klubi polak, i cili do të përballet me Bashkimin në kuadër të garave evropiane ditën e nesërme, ka vizituar dyqanin e partnerit të tyre zyrtar për veshje dhe është pajisur me kostume zyrtare para udhëtimit.
Ky detaj tregon se Anwil e ka marrë shumë seriozisht sfidën kundër ekipit më të vjetër kosovar.
Me disiplinë dhe qasje profesionale, skuadra polake do të kërkojë me çdo kusht fitoren në Prizren, aty ku Bashkimi do të synojë ta mbrojë traditën dhe historinë e tij në basketbollin kosovar. /AsistiOnline.com/