Skuadra austriake BC Vienna ka zyrtarizuar afrimin e madh për sezonin e ri, duke nënshkruar me qendrën boshnjako-austriake Rashid Mahallbasiç, një emër i njohur në basketbollin evropian.
Mahallbasiç, i cili sezonin e kaluar u paraqit me ekipin tonë kosovar Prishtinën, rikthehet tani në rajon për të udhëhequr skuadrën e Vjenës në ABA Ligë. Ai njihet si një lojtar dominant nën kosh, me forcë, vizion loje dhe përvojë të gjatë në nivelet më të larta të basketbollit.
Karriera e tij përfshin paraqitje të shumta ndërkombëtare, përfshirë edhe pjesëmarrjen në EuroLeague me Asseco Prokom në sezonin 2012/13, ku shënoi mesatarisht 9.1 pikë dhe 6.8 kërcime për ndeshje. Përveç kësaj, ai ka luajtur edhe në EuroCup me disa ekipe të njohura evropiane.
Me këtë përforcim, BC Vienna synon të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të bëjë hap të madh në ABA Ligë. /AsistiOnline.com