Under Header

spot_img

Urim Zenelaj i rikthehet basketbollit, bashkohet me Proton Cable Prizrenin

spot_img
spot_img

Ish-anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Urim Zenelaj, ka vendosur t’i rikthehet basketbollit aktiv.

Ai do të jetë pjesë e skuadrës së Proton Cable Prizrenit për sezonin e ri, duke sjellë me vete përvojën dhe lidershipin që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij.

Zenelaj ka qenë pjesë e shumë skuadrave të mëdha kosovare ndër vite, duke lënë gjurmë si një lojtar i palodhur dhe me kontribut të madh në parket. Rikthimi i tij pritet të jetë një forcë shtesë për prizrenasit, të cilët synojnë rikthimin në elitën e basketbollit kosovar.

Klubi ka bërë të ditur se lojtari ka shfaqur përkushtim maksimal dhe është i gatshëm të japë gjithçka për ngjyrat e Proton Cable Prizrenit, duke treguar edhe njëherë besnikërinë e tij ndaj skuadrës prizrenase. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme