Under Header

spot_img

Alarm te Vëllaznimi, ndryshime në roster ende pa filluar sezoni

spot_img
spot_img

Para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës, KB Vëllaznimi po përballet me sfida të rëndësishme organizative.

Ekipi gjakovar ka shfaqur rezultate të dobëta gjatë ndeshjeve përgatitore, duke humbur të gjitha përballjet e zhvilluara deri më tani.

Drejtuesit e klubit tashmë kanë marrë sinjalet, ndërsa pritet që skuadra të pësojë ndryshime të rëndësishme. Shumë nga lojtarët e huaj që nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë e klubit mund të largohen, ndërsa po mendohet për përforcime të reja që do të fuqizojnë skuadrën para fillimit të kampionatit.

Sezoni i ri nis me një sfidë të vështirë për Vëllaznimin, i cili në ndeshjen e parë do të përballet me Bashkimin. Drejtuesit e ekipit shpresojnë që ndryshimet e planifikuara të sjellin një rikthim të fuqishëm dhe rezultate pozitive në fushë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme