Under Header

spot_img

Ekipet ende në pritje, starti i sezonit ende i padefinuar

spot_img
spot_img

Starti i sezonit të ri në basketbollin elitar të Kosovës mbetet ende i paqartë, ndonëse jemi në fund të muajit shtator.

Edhe pse ishte planifikuar që edicioni i ri të niste më 4-5 tetor, sipas informatave të siguruara nga AsistiOnline.com, gjithçka është e padefinuar dhe mund të ndryshojë.

Arsyeja kryesore lidhet me zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor në Kosovë, pasi shumica e sallave sportive pritet të jenë të zëna për aktivitetet zgjedhore.

Një situatë e tillë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në sportet që luhen me dorë, përfshirë këtu edhe basketbollin.

Për momentin nuk ka një datë zyrtare se kur do të fillojë kampionati i ri, ndërsa Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) pritet të marrë një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje nga mesi i javës së ardhshme.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme