Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Pejën në një ndeshje miqësore të zhvilluar sonte në Pejë.
Therandasit kanë triumfuar ndaj Pejës 88-81.
Lojtari i ardhur nga Superliga Greke Trevon Allen ishte më i dalluari te Ylli edhe sonte me 24 pikë, derisa qendra e re e sapo ardhur Brandon Huffman kishte 17 pikë. Kapiteni Morina shtoi 13 pikë. Joe Reece kishte 11 pikë, Lovre Basic 6, Erjon Kastrati 9 e Lis Shoshi 4 të tjera.
Te Peja u dalluan, Tahj Green kishte 19 pikë, Skyler Flatten shtoi 16, Alan Herndon 9, Dardan Berisha kishte 8 pikë, Arti Hajdari, Jordan Johnson e Musab Mala nga 7, Cesare Edwars 13 dhe Edward Beqiri nga 2.
/AsistiOnline.com/