Trepça ka mësuar kalendarin e ndeshjeve në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Kampionët e Kosovës e nisin aventurën më 15 tetor, kur do të përballen në transfertë me ekipin e madh grek PAOK në Selanik, takim që do të luhet nga ora 18:30.
Sfida e parë në “Minatori” është paraparë për 22 tetor në ora 19:00, ku Trepça pret skuadrën gjermane Braunschweig.
Vetëm një javë më vonë, më 29 tetor, mitrovicasit do të kenë edhe një përballje tjetër para tifozëve të tyre, këtë herë ndaj fituesit të duelit mes Bashkimit dhe Anwilit, po ashtu nga ora 19:00.
Në fillim të nëntorit, më 5 nëntor, “Minatori” do të jetë sërish arenë e një dueli të madh, pasi Trepça pret PAOK-un në orën 19:00.
Më pas, kalendari vazhdon me dy ndeshje jashtë fushe: më 12 nëntor ndaj Braunschweigut në Gjermani nga ora 18:30 dhe më 19 nëntor ndaj Bashkimit ose Anwilit, me të cilën skuadër do të mbyllet faza e grupeve.
Tifozët gjelbër e zi shpresojnë që këto përballje të sjellin rezultate pozitive dhe Trepça të sigurojë kualifikimin në fazën e dytë të këtij kompeticioni prestigjioz evropian. /AsistiOnline.com/


