KB Vëllaznimi është në bisedime për përforcimin e skuadrës me një emër të njohur të basketbollit kosovar, Derrick Wilson, ish-lojtar i Prishtinës dhe së fundmi pjesë e Yllit.
Sipas burimeve të AsistiOnline.com, palët janë në bisedime dhe marrëveshja mund edhe të finalizohet brenda orëve në vazhdim. Transferimi i mundshëm i Wilsonit do të sillte një shtytje të madhe për skuadrën gjakovare, e cila po kërkon ndryshime urgjente në përbërje.
Vetëm një ditë më parë, AsistiOnline.com raportoi se trajneri i Vëllaznimit është i pakënaqur pothuajse me të gjithë lojtarët e rinj të huaj që iu bashkuan ekipit këtë verë, duke kërkuar ndryshime për të rritur konkurrueshmërinë në Superligën e Kosovës.
Nëse marrëveshja konkretizohet, Derrick Wilson do të rikthehej sërish në parketet kosovare, këtë herë me fanellën kuqezi të Vëllaznimit, që synon të rrisë cilësinë dhe të mbetet një skuadër e rëndësishme e kampionatit. /AsistiOnline.com/