Klubi i Golden Eagle Yllit ka zyrtarizuar sonte afrimin e fundit të huaj.
Therandasit kanë arritur marrëveshje me lojtarin amerikan Larry Thomas, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Pejës dhe së fundmi ka luajtur te Trepça.
Thomas njihet për energjinë dhe pasionin e tij në parket, si dhe përvojën që ka fituar në basketbollin kosovar, ku ka arritur të shpallet kampion i Superligës me Pejën.
Rikthimi i tij në Kosovë shihet si një forcim i rëndësishëm për skuadrën e Yllit, e cila synon të rikthehet tek sukseset.
Me këtë lëvizje, drejtuesit e Yllit kanë bërë të ditur se kanë përmbyllur listën e transferimeve për edicionin e ri, duke kompletuar skuadrën që pritet të garojë fuqishëm si në kampionat, ashtu edhe në garat tjera. /AsistiOnline.com/