Under Header

spot_img

Sezoni i ri në sport po rrezikon shtyrje – por a është opsion xhiro si turne në Pallatin e Rinisë?

spot_img
spot_img

Zgjedhjet e 12 tetorit në Kosovë kanë sjellë edhe një shqetësim shtesë për sportin elitar, pasi shumica e palestrave sportive në vend pritet të jenë të zëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për procesin e votimit dhe numërimit të votave.

Sipas raporteve të fundit, shumica e ndeshjeve të planifikuara në fillim të sezonit të ri në basketboll dhe sporte të tjera rrezikojnë të shtyhen.

Burime të afërta të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se vetëm palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe disa salla të tjera nëpër qytete të Kosovës do të jenë të lira gjatë kësaj periudhe.

Vitet e fundit në disa komuna më të vogla janë ndërtuar palestra të reja sportive edhe pse me kapacitet të vogël, të cilat potencialisht mund të mbeten jashtë përdorimit nga KQZ-ja.

Ky fakt lë hapësirë për alternativa që do të shmangnin vonesat, të cilat do të ishin një dëm i madh si për klubet sportive, ashtu edhe për publikun që mezi po i pret ndeshjet.

Një ndër opsionet e përmendura është organizimi i xhiros së parë të Superligës si një turne në një qytet të vetëm, për shembull në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, derisa një zgjidhje tjetër do të ishte shpërndarja e ndeshjeve në palestra të vogla që mbeten të lira.

Për momentin, klubet dhe federatat janë në pritje të një vendimi përfundimtar që do të përcaktojë nëse sezoni i ri do të nisë sipas planit apo do të pësojë ndryshime për shkak të procesit zgjedhor. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds