Under Header

spot_img

Burns para ENBL: Jemi të fokusuar të tregojmë agresivitet në sulm

spot_img
spot_img

Basketbollisti amerikan i Prishtinës, Deondre Burns, ka dhënë prononcimin e tij për AsistiOnline.com, duke folur për përshtatjen në Kosovë dhe pritjet për ndeshjen e parë në ENBL.

“Qytet i mirë, vërtet. Por bashkëlojtarët janë edhe më të mirë. Shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Qyteti është fantastik, njerëzit janë të këndshëm,” tha Burns, i cili tashmë ka kaluar gati një muaj në vendin tonë.

I pyetur për kundërshtarin e parë në ENBL, ai u shpreh se përgatitja është në proces, por ekipi e di qartë çfarë duhet të bëjë: “Ende nuk kemi hyrë shumë në detaje për skautimin. Sot dhe nesër do të fokusohemi aty. Por për ne është e qartë: të luajmë fort, të jemi të bashkuar, të komunikojmë në mbrojtje dhe të jemi agresivë në sulm.”

Burns shihet si një nga lojtarët që pritet të sjellë energji dhe vendosmëri në parket, teksa skuadra nis rrugëtimin në garat ndërkombëtare.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme