Under Header

spot_img

Nga Gjakova në Prishtinë – Azemi: Ende në fazën e përshtatjes me ekipin e ri

spot_img
spot_img

Basketbollisti Arian Azemi, që këtë verë bëri hapin nga Vëllaznimi te Prishtina, ka folur për AsistiOnline.com rreth përshtatjes së tij me skuadrën e re dhe pritjeve për sezonin.

“Atmosferën e ndeshjeve ende nuk e kam parë, sepse nuk kemi luajtur ende një ndeshje të vërtetë kompetitive. Por jeta në qytet është shumë e mirë. Më pëlqen, më kujton Amerikën, New York-un. Në Gjakovë gjithashtu më pëlqeu shumë, nuk pata asnjë problem. Atmosfera atje ishte e jashtëzakonshme,” tha Azemi.

Ai foli edhe për marrëdhënien me bashkëlojtarët e rinj: “Skuadra është e mirë. Të gjithë po mundohen të njihen me njëri-tjetrin. Është ekip i ri, me lojtarë të rinj vendorë dhe amerikanë. Jemi ende në fazën e përshtatjes.”

Sa i përket kimisë në ekip, basketbollisti shtoi: “Është mjaft e mirë. Çdo ditë po punojmë që ta përmirësojmë, në stërvitje përpiqemi ta qojmë në një nivel më lartë.”

Në fund, i pyetur për ndeshjen e parë të Prishtinës në ENBL ndaj Gimle, Azemi u përgjigj shkurt dhe qartë: “Patjetër. Ky është gjithmonë qëllimi, ta fitojmë ndeshjen.”

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme