Bashkimi i Prizrenit është eliminuar nga kualifikimet e FIBA Europe Cup.
Portokallinjët janë mposhtur në ndeshjen e dytë nga skuadra polake me rezultat 93-71.
Pjesa e parë ishte shumë e baraspeshuar (21-21, 25-21) dhe u mbyll 4 pikë dallim për vendasit 46-42. Ekipi ynë kosovar rezistoi edhe në çerekun e tretë 18-17, por i fundit ishte fatal 29-12 pasi vendasit e dominuan tërësisht dhe në fund fituan.
Isaiah Cousins ishte më i dalluari te Bashkimi sonte me 16 pikë, Da’Quon Lake shtoi 15 tjera, derisa Jeremiah Bailey e Jan Palokaj shtuan nga 9 sosh.E te Anwil, Michal Michalak kishte 18 pikë.
Te Anwili u dallua kapiteni Michal Michalak me 18 pikë.
Bashkimi e kishte fituar ndeshjen e parë 80-75, por kjo humbje me diferencë të thellë e eliminon nga gara dhe ekipi i Anwil bëhet pjesë e grupit F të sezonit të rregullt, ku gjendet edhe kampionia e Kosovës: Trepça, PAOK-u i Selanikut dhe Braunschewigu nga Gjermania.
Bashkimi do i vazhdojë garat në Superligën e Kosovës, me xhiron e parë e cila nis këtë vikend. /AsistiOnline.com/